Maqedoni

Mucunski në Beograd, vizitoi pacientët që po trajtohen në Serbi

19.03.2025 13:59

Shefi i diplomacisë Timço Mucunski i ka vizituar të lënduarit të cilët po trajtohen në Serbi....

Shefi i diplomacisë, Timço Mucunski, i ka vizituar të lënduarit nga zjarri në diskotekën në Koçan, të cilët po trajtohen në Serbi. Mucunski falënderoi shtetin serb për ndihmën e ofruar menjëherë pas tragjedisë.

“Ajo përkrahje dhe ndihmë u dëshmua në më pak se 10 orë pasi ndodhi tragjedia pasi pacientët e parë që dolën jashtë shtetit tonë shkuan për Selanik, Sofje dhe Beograd e më pas edhe në Nish. Lusim Zotin që asnjëherë të mos ketë nevojë ta kthejmë atë solidaritet që shteti juaj, mjekët tuaj dhe populli juaj po e dëshmojnë për çdo ditë.”, tha minsitri i punëve të jashtme Timço Muckunski.
 
Vuçeviç: Serbia e gatshme të vazhdojë të ndihmojë RMV-në
 
Në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd është hapur edhe libri i zisë, ku janë nënshkruar edhe ministri Mucunski dhe kryeministri serb Vuçeviç. Ky i fundit tha se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë ta ndihmojë Maqedoninë për ta tejkaluar këtë tragjedi. 
 
“Dëshiroj edhe një herë të shpreh ngushëllime për tragjedinë e madhe që po e përjetojnë fqinjët tanë. Lusim Zotin t’u jap fuqi familjeve dhe t’u ndihmojë të lënduarve dhe mjekëve. Ne jemi me vëllezërit tanë maqedonas dhe nëse është e nevojshme jemi të gatshëm për ndihmë shtesë.”, tha kryemisnitri i Serbisë Millosh Vuçeviç.
 
Në Beograd janë vendosur 29 pacientë nga Koçani dhe gjendja e 28 prej tyre është stabile, ndërsa një pacientë ndodhet në gjendje kritike për shkak të dëmtimeve serioze në organet e frymëmarrjes. 
 
FITORE DEMOLLI