Miteva, nga 12 inspektime tre objekte pa kushte minimale
Tre nga 12 objektet me licencë...

Tre nga 12 objektet me licencë që janë kontrolluar nga Inspektoratit Shtetëror i Tregut do të mbyllen, pasi nuk i plotësojnë as kushtet minimale për të punuar, ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Sipas kësaj të fundit, informacionet të cilat vinë nga terreni nga inspektimet të cilat po i kryen Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë konstatuar shkelje të rrënda të rregullores së punës, prandaj do ti kërkohet Minsitrisë së Ekonomisë që atyre tu meren licencat.
“Inspektimet e fundit, dëshmuan shkelje të rënda të rregullores, dëshmitë janë të qarta. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 12 inspektime në 12 objekte me licencë aktive, në tre prej tyre është konstatuar se të njëjtat nuk posedojnë as kushtet minimale për punë, ndërsa akoma ushtrojnë aktivitete në përputhje me licencën të cilën e kanë kërkuar. Ndërsa tek 9 objektet tjera, është mbledhë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, dhe me kujdesin maksimal po kontrollohen. Pas kësaj gjendje të konstatuar, në drejtim të Ministrisë së Ekonomisë është lëshuar kërkesë që këtyre subjekteve tu merren licencat, dhe t’ju lëshohet ndalesë për kryerjen e aktiviteteve, dhe të shqiptohen të gjitha gjobat të cilat parashihen në përputhshmëri me ligjet” – tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Sipas Mitevës, Inspektorati Shtetëror i Tregut e ka informuar Qeverinë së në terren janë mbi 10 ekipe, të cilat po kryejnë inspektime, dhe të njëjtat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. (Fitim Kryeziu, TVM2)
