Show Biz

Jackie Chan: Trafikantët e drogës meritojnë dënim me vdekje

09.05.2015 13:55

Jackie Chan ka thënë se mbështet dënimin me vdekje për trafikantët e drogës...

Aktori i njohur ka deklaruar se droga po bëhet shkaktare e shumë vdekjeve tek të rinjtë si dhe po lëndon shumë familje. 
 
I biri i Jackie-t, Jaycee Chan kishte vuajtur dënimin me gjashtë muaj burg, për shkak se policia kishte gjetur marihuanë në shtëpinë e tij.
 
Aktori e ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, por i ka shërbyer si mësim.
 
“Trafikantët meritojnë dënim me vdekje. Këta persona janë duke shkatërruar jetët e mijëra të rinjve, prandaj nuk janë aspak të dobishëm. Ata duhet të marrin dënimin e merituar. Unë u ndjeva i turpëruar dhe i shokuar për rastin e tim biri, por tani e kontrolloj më tepër”- u shpreh Jackie Chan.
 
Aktori që ka luajtur në qindra filma me arte marciale, tani është ambasador kundër drogës në Singapor, duke qenë personazhi i parë publik që angazhohet me një çështje të tillë.