SHGM dhe SPGM me reagim, pse gazetarët u morën në bisedë informative

19.03.2025 15:05

ShGM dhe SPGPM shprehin shqetësimin...

ShGM dhe SPGPM shprehin shqetësimin për thirrjen e gazetarëve në bisedë informative, pas tubimit të mbrëmshëm në Shkup.

Nga ShGM thonë se sipas informacioneve të disponueshme, ndalimi i përdorimit të dronëve është shpallur zyrtarisht para orës 20:00, pothuajse dy orë pasi protesta kishte filluar.

Nga ShGM hedhin dyshime edhe për mënyrën se si është sjellë vendimi për ndalim të dronëve në territorin e Shkupit, pasi siç thonë, nëse sillet një vendim i tillë, “duhet të përcaktohen saktësisht dhe të jenë të disponueshme për publikun në kohën e duhur.”

Ata kërkojnë nga MPB dhe Agjencia për Siguri Kombëtare që të japin sqarime të qarta për çështjet e mëposhtme:

Pse ndalimi i dronëve u shpall pasi protesta kishte filluar?

Sipas njoftimit, Shkupi nuk ishte i mbuluar, dhe gazetarët ende ishin të ftuar në intervistë informative?

Mbi çfarë baze ligjore mbulohen qytete të tëra, në vend të zonave specifike të parashikuara në akte nënligjore?

Pse nuk u njoftuan mediat për kufizimet në kohën e duhur?

Nga ShGM u kanë bërë thirrje gazetarëve që përdorin dronët, që “atë ta bëjnë me përgjegjësi dhe kujdes, pa i shqetësuar familjet dhe të dashurit që po kalojnë një periudhë të vështirë, sidomos në ditët në vijim kur do të bëhen varrimi i të ndjerit”. Ndryshe, mbrëmë në Stacionin Policor në Qendër, në bisedë informative, janë ftuar kryeredaktori i TV21, Eroll Shakiri dhe gazetari dhe redaktori i lajmeve, Jovica Paunoski.

Siç ka sqaruar policia ata kanë transmetuar “live” me pamje nga droni i cili ka rënduar më shumë se sa lejohet. Në Stacionin Policor, krahas policisë kanë qenë edhe inspektorë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.