Maqedoni
Koçani në zi, Mickoski nënshkruhet në librin e zisë
19.03.2025 15:44
Libri i zisë në qytetin e Koçanit vazhdon të mbledh mesazhe dhimbje dhe ngushëllimi

Libri i zisë në qytetin e Koçanit vazhdon të mbledh mesazhe dhimbje dhe ngushëllimi. Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë ditës u nënshkrua, duke treguar respektin e fundit për viktimat.
“Sot, në heshtje, me lot dhe respekt, po përkulemi para viktimave dhe familjeve të tyre. Lavdi. Të prehen në paqe.”, ka shkruar kryeministri Mickoski në librin e zisë.
Ardhja e Mickoskit ishte pa protokoll, për të treguar respect të thellë dhe solidaritet, njoftojnë nga kabineti qeveritar.
Qytetarët e vendit bashkëndjenjë me tragjedinë
Edhe qytetarë të shumtë nuk ndalojnë për të shprehur ndjesitë e tyre në librin e zisë, ndezin qirinjtë dhe bëjnë respektin e fundit ndaj të ndjerëve.
Në sheshin e Dibrës, gjimnazist e qytetarë me pankarta në duar u tubuan për të shprehur indinjatë e keqardhje për humbjen e 59 jetëve në Koçan, në mesin e të cilëve ishte qytetari nga Dibra, anëtari i grupit muzikor ADN Andrej Gjorgjievski.
Edhe Struga u ngrit në protestë për viktimat e Koçanit, duke kërkuar sistem që nuk vret, drejtësi dhe mbështetje për familjet e prekura.
“Kemi dalë të solidarizohemi për shkak të rastit që ndodhi në Koçan. Kemi dalë për një mesazh kundrejt organeve kompetente që të ndërmarrin masa dhe të shihen të drejtat e çdo qytetari dhe çdo shtetasi të Maqedonisë.”, u shpreh një qytetare e Strugës.
Mesazhe ngushëllimi edhe në qytetin e Velesit, nga qytetarë të shumtë të mbledhur në shesh.
“Sot jemi mbledhur këtu në parkun e të rinjëve dhe duam të nderojmë viktimat, të cilët vdiqën tragjikisht në tragjedinë që ndodhi në Koçani. Mendoj se ne mund të kontribuojmë më shumë që zëri ynë të dëgjohet. Edhe më tej me aktivitetet tona duhet të ndërmarrim aksion që ndodhitë e tilla përfundimisht të ndalen.”, u shpreh një banor i Velesit.
“Kemi shpresë për zgjidhje dhe ndryshime sistematike në shtet. Nuk kam fjalë jam e tronditur.”, u shpreh një banore i Velesit.
Dhimbje edhe para rektoratit të universitetit Goce Dellçev në Shtip. 8 studentë të këtij universiteti janë viktimë të tragjedisë. Dyshifrorë është numri i studentëve të cilët po luftojnë për jetë. Në librin e zisë student dhe profesorë përshëndeten nga kolegët e tyre. Gjithashtu është mbajtur dhe një liturgji për viktimat dhe të lënduarit.
MERALE ISMAILI
