Gjendja e pacientëve nga zjarri në Koçani, ndërhyrje për heqjen e indeve të dëmtuara nga zjarri

19.03.2025 15:51

Gjendja e pacientëve të lënduar nga zjarri...

Gjendja e pacientëve të lënduar nga zjarri në klubin "Puls" në Koçan, të shtruar në Spitalin Klinik "8 Shtatori" në Shkup, është stabile në lidhje me parametrat vitalë. Gjatë ditës janë trajtuar kirurgjikalisht 15 pacientë dhe pritet të kryhet një ndërhyrje e tillë edhe për tre pacientë të tjerë. 

Sipas drejtorit të Spitalit "8 Shtatori", Sinisha Stojanovski, operacione kryhen për heqjen e indeve të vdekura të dëmtuara nga djegiet dhe për t’i dhënë mundësinë plagëve që të fillojnë të shërohen ngadalë.

Këto intervenime bëhen së bashku me ekipet nga qendrat e specializuara në shtetet e huaja.

“Gjendja e të gjithë pacientëve edhe atyrë që i transferuam është stabile në lidhje me parametrat vital, famirësisht asnjëri nga të shtruarit në spital nuk ka humbur jetën. Pacientët që janë të shtruar në spitalin tonë kryesisht kanë djegie prej shkallës së dytë, te dikush djegjet janë edhe deri në shkallën e tretë, në veçanti në pjesët e trupit që kanë qenë më të ekspozuar ndaj zjarrit, kryesisht në kokë dhe në duar, pasi tavani është djegur i pari dhe kur zjarri u ka rënë në kokë pacientët janë përpjekur ta mbrojnë fytyren me duar dhe për këtë arsye edhe duart i kanë më të djegura.” – tha Drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Sinisha Stojanovski.

Pacientët që kanë përqindjen më të lartë dhe shkallën më të rëndë të djegieve do të transferohen në qendrat referuese që janë të specializuara për trajtimin e këtij lloji të dëmtimeve, tha Drejtori i Fondit për Sigurimin Shëndetësor, Sasho Klekovski.

“Ne si Sistem shëndetësor i Maqedonisë përballemi me së paku 170 pacient që kanë djegije dhe duhet ta pranojmë këtë përballje. Kjo përballje në fazën urgjente te pacientët është e vështirë, fazat e mëtejshme janë jashtëzakonisht specifike dhe kërkojnë përvoja të veçanta, prandaj është vendosur që pacientët të dërgohen jashtë shtetit.” – tha Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Pas zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan më 16 mars, në të cilin humbën jetën 59 persona, aktualisht po trajtohen gjithsej 178 pacientë në spitale të ndryshme shëndetësore, nga të cilët 64 janë në spitalet shtetërore në Maqedoni dhe 13 janë në spitale private.

Aktualisht, 101 pacientë po trajtohen jashtë vendit. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)