Kumanovë, Taravari shkarkon drejtorin e spitalit

19.03.2025 16:13

Pas raportit të përgatitur nga Isnspektorati sanitar Republikan...

Pas raportit të përgatitur nga Isnspektorati sanitar Republikan, Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari menjëherë ka shkarkuar drejtorin e spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovski. 

Këtë njoftim e bëri vetë ministri Taravari në një pres konferencë në Kumanovë, ku kishte ardhur për ngushllime tek familja e tashmë të ndjerit, Vedat Ademi.

“Sot para se të nisem në Kumanovë, për ti shprehur ngushëllime familjes Ademi, për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë pardje, e lexova raportin që e kishte përgatitur Inspektorati sanitar republikan dhe pasi që e lexova raportin që mu dorëzua në Ministrinë e Shëndetësisë, menjëherë e shkarkova drejtorin e Spitalit të Kumanovës. Do të thotë prej sot drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë është i shkarkuar. Nesër pas disa konsultimeve që do ti bëjmë  me ekipin tim në Ministri besoj se do ta emërojmë drejtorin e ri të spitalit të Kumanovës, kurse ekipi profesional i mjekëve prej 5 ekspertëve të mjekësisë do ti analizojnë të gjitha dokumentet dhe të njejtat do ti dorëzojnë në prokurori. Më tej për përgjegjësinë eventuale të mjekëve e kanë për obligim ta bëjnë organet e hetuesisë dhe gjykatës. Besoj se çdo person që do të bëjë gabime , pra edhe në organizimin e spitalit por edhe në trajtimin e pacientëve do të jep përgjegjësi para organeve të drejtësisë” - tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ndryshe 32 vjeçari, Vedat Ademi, ndërroi jetë parmbrëmë në spitalin e Kumanovës, si pasojë e siç u shpreh babai i tij, terapisë së dyshimtë mjekësore, pasiqë i ndjeri Vedati, ishte alergjik ndaj analginit. (Fatlum Aqifi, TVM2)