Maqedoni
Kumanovë, arrestohet pronari i një klubi nate
19.03.2025 16:25
Policia ka arrestuar pronarin e një klubi nate nga Kumanova, pasi janë gjetur mjete piroteknike në lokal....

Policia ka arrestuar pronarin e një klubi nate nga Kumanova, pasi janë gjetur mjete piroteknike në lokal.
Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, si dhe në kuadër të kontrolleve të paralajmëruara në klubet e natës dhe kabaretë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë e kanë gjetur T.V. (58) nga Kumanova, pronar i një kabareje nga Kumanova, duke nxjerrë aparate zjarrfikëse nga vetura e tij e parkuar para kabaresë dhe i ka futur në klub.
“Menjëherë më pas, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë kryer kontroll në objekt dhe janë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike. Personi është privuar nga liria dhe në stacion policor në prani të avokatit është zhvilluar intervistë zyrtare dhe inspektori i mbrojtjes dhe shpëtimit ka lëshuar urdhërpagesë penale dhe ka nxjerrë vendim për ndalim të punës deri në eliminimin e parregullsive. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik”, thonë nga MPB.
