Maqedoni

Lamtumira e fundit për viktimat e zjarrit në Koçan

20.03.2025 09:00

Kortezhi me eshtrat e të ndjerit niset nga varrezat e qytetit në Butel....

Kortezhi me eshtrat e të ndjerit niset nga varrezat e qytetit në Butel. Të afërmit, miqtë dhe shokët e tyre do t'i dërgojnë në vendet e tyre të prehjes së përjetshme. Varrimi i viktimave në Koçan do të bëhet në ora 12:00. Sot është ditë jo pune për banorët e këtij qyteti. 
 
Në vendpushimet e përjetshme në Shtip do të dërgohen edhe pesë viktimat e zjarrit katastrofik në këtë qytet në lindje të vendit.
 
Gjendja e të lënduarve që po trajtohen në vend është jashtë rrezikut për jetën, thonë autoritetet shëndetësore.