Maqedoni

Taravari: Të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë

20.03.2025 11:11

Autoritetet shëndetësore informojnë se gjendja e të hospitalizuarëve brenda dhe jashtë shtetit është stabile...

Autoritetet shëndetësore informojnë se gjendja e të hospitalizuarëve brenda dhe jashtë shtetit është stabile dhe pothuajse të gjithë e kanë kaluar periudhën për të qene jashtë rrezikut për jete. Deri në këto momente në trajtim spitalor në vend ndodhen 72 pacientë, prej të cilave 61 nëpër spitalet e shtetit, 11 në  klinikat private, ndërsa 101 në trajtim spitalor jashtë shtetit. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se ata janë nën monitorim 24 orësh. Gjendja e tyre është duke u përmirësuar dhe përveç kësaj,  janë lëshuar edhe 3 pacientët e para në kurim shtëpiak, ndërsa për nesër planifikohen të lëshohen edhe 3 të tjerë.
 
“Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile, pra janë jashtë rrezikut  për jetë. Aktualisht 72 pacientë shërohen këtu në RMV, ndërsa 101 jashtë shtetit. Prej pacientëve të shtruar, 3 janë lëshuar të shërohen në shtëpi. Ditët në vijim do t’ju informojmë për pacientët që gradualisht do të lëshohen në shtëpi. Në bazë të informacioneve që marrim, të gjithë pacientët jashtë vendit, janë jashtë rrezikut për jetë. Nëse ditën e diell  kishin 20 pacientë kritik, sot mund të them se janë vetëm 10 pacientë pak në gjendje më të rëndë, por në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë tani për tani.”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
 
Të hospitalizuarit në spitalin “Shën Naum i Ohrit” në gjendje stabile, trajtohen plagët nga djegiet
 
Në mesin e atyre të cilët 24 orëve të fundit kaluan mirë, të qetë dhe pa pasur komplikime janë 34 pacientët e shtruar në spitalin shtetëror  “Nëna Tereza”, 11 në spitalin e Qytetit të Shkupit, dhe 15  të tjerët në spitalin “11 Shtatori në Shkup. Mjekët janë të kënaqur nga rezultati i arritur deri në këto momente. Ata vazhdojnë të punojnë për ti shëruar tërësisht plagat e marra nga djegiet që i morën gjatë shpërthimit të zjarrit katastrofal që përfshiu diskotekën e improvizuar Puls në Koçan.
 
“Gjendja shëndetësore e të gjithë 11 pacientëve të shtruar tek ne është stabile. Ata kaluan mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e se enjtës të qetë, pa pasur komplikime. Sipas protokollit të parashikuar ne tani vazhdojmë me përpunimin dhe trajtimin e plagëve të marra nga djegiet dhe shpresojmë se kështu do të vazhdojë të paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.”, tha drejtori i spitalit “Shën Naum i Ohrit” Nebojsha Nastov.
 
Taravari informoi se ka pranuar edhe 10 oferta të reja për transferimin e pacientëve jashtë vendit, nëse paraqitet një nevojë e tillë.
 
REXHEP QAMILI