Maqedoni

Shoferi i ambulancës Ile Gocevski do të dekorohet pas vdekjes

20.03.2025 11:24

Shoferi i Ndihmës së shpejtë i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Koçan do të dekorohet pas vdekjes...

Shoferi i Ndihmës së shpejtë i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Koçan duke transportuar një numër të madh të pacientëve do të dekorohet pas vdekjes, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
 
"Të gjithë kemi punuar më shumë se 20 orë atë ditë. Nuk kam informacion se sa orë ka punuar shoferi, por është e pamohueshme që ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke transportuar pacientë. Si ministër i Shëndetësisë, planifikoj që javën e ardhshme t'i telefonoj familjes dhe ta nderoj pas vdekjes.", tha Taravari.
 
Në lidhje me informacionet se një tjetër shofer i Ndihmës së shpejtë ka pësuar infarkt, Taravari tha se Shtabi i Krizave nuk ka ende një informacion të tillë.