Maqedoni
Mucunski falënderoi Kroacinë për ndihmën e ofruar në Zagreb
20.03.2025 11:46
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut sot arriti në Zagreb, ku gjenden pesë të lënduar nga zjarri në Koçan...

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot arriti në Zagreb, ku gjenden pesë të lënduar nga zjarri në Koçan, ku jetën e kanë humbur 59 persona, ndërsa 176 janë lënduar.
Ai iu falënderua Kroacisë që ka pranuar në shërim pesë të lënduar, duke theksuar se në Shkup mes thirrjeve të para me shprehje të ngushëllimeve dhe ndihmë të ofruar, ka ardhur nga Zagrebi.
“Jam këtu si përfaqësues i një vendi që vajton për 59 jetët e humbura”, tha Mucunski para Klinikës së Traumatologjisë në Zagreb, duke shtuar se “nuk ka fjalë të përshtatshme që mund të thuhen në këtë moment”.
Pasi dy pacientët e parë maqedonas me djegie tashmë po trajtohen në Zagreb, dje në kryeqytetin kroat janë sjellë edhe tre të lënduar nga tragjedia në lokalin e natës në Koçan. Të gjithë janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
