Maqedoni
Spitali i Nishit në Serbi: Përkeqësohet gjendja e njërit prej pacientëve
20.03.2025 12:39
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit nga tre pacientët që është shtruar në Qendrën Klinike Universitare në Nish...

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit nga tre pacientët që është shtruar në Qendrën Klinike Universitare në Nish, njoftojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë pas takimit me drejtorin e Qendrës Klinike- Perishiq dhe ekipin mjekësor ku janë njoftuar për gjendjen e tre pacientëve të shtruar në këtë objekt.
“Sipas informacioneve të marra nga stafi mjekësor, dy pacientë janë në gjendje stabile, ndërsa një pacient në gjendje më të rëndë, por ata mbeten nën mbikëqyrje të ngushtë mjekësore dhe terapi adekuate. Ministria e Shëndetësisë shprehu mirënjohje të thellë për stafin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare në Nish për përkushtimin dhe mbështetjen në këto momente të vështira.”, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski së bashku me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë të RMV-së, kanë vizituar Qendrën Klinike Universitare në Nish, ku kanë parë nga afër gjendjen e të lënduarve nga zjarri në Koçan, të cilët janë të vendosur në atë objekt. Pas zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan më 16 mars, humbën jetën 59 persona, aktualisht po trajtohen gjithsej 178 pacientë në spitale të ndryshme shëndetësore, nga të cilët 64 janë në spitalet shtetërore në Maqedoni dhe 13 janë në spitale private. Aktualisht, 101 pacientë po trajtohen jashtë vendit.
