Maqedoni
U jepet lamtumira e fundit për anëtarët e “ADN”
20.03.2025 12:48
Anëtarët e grupit “AND” të cilët ndërruan jetë në zjarrin që përfshiu Diskotekën Puls në Koçan u varrosen sot në Shkup dhe Strumicë...

Anëtarët e grupit “AND” të cilët ndërruan jetë në zjarrin që përfshiu Diskotekën Puls në Koçan u varrosen sot në Shkup dhe Strumicë. Këngëtari i grupit Andrej Gjorgjieski, u varros në varrezat e qytetit Butel, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha e Fakultetit të Artit Muzikor, Sara Projkovska në varrezat në Lisiçe. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristit të grupit, Gjorgji Gjorgjiev u bë në varrezat e qytetit në Strumicë.
Ngjarja e ndërrimit të jetës së anëtarëve të grupit "AND" është një humbje e madhe për skenën muzikore në Maqedoninë e Veriut dhe për fansat e tyre. Këngëtari Andrej Gjorgjieski, anëtarja Sara Projkovska dhe bateristi Gjorgji Gjorgjiev ishin figura të njohura dhe kontribuan shumë për skenën muzikore të vendit. Një numër i madh i qytetarëve, miq, kolegë janë mbledhur për tua dhënë lamtumirën e fundit anëtarëve të grupit AND.
Grupi “AND” me 16 mars ka performuar ne diskoteken puls ne Koçan ku ndodhi zjarri që mori jetën e 59 personave dhe mbi 150 të lënduarve. Ky zjarr ka shkaktuar një tragjedi të madhe, dhe humbja e jetëve, veçanërisht për adhuruesit dhe anëtarët e grupit, është një dhimbje e pashpjegueshme sidomos për tata që ishin adhurues të muzikës së grupit AND.
