Maqedoni

Ngjarja tragjike në Koçan, 2 personave u vazhdohet paraburgimi 48 orësh

20.03.2025 13:23

Gjykata Themelore në Koçan e ka pranuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit afatshkurtër për 2 persona...

Gjykata Themelore në Koçan e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orëve edhe për 2 personat e tjerë të përfshirë në fazën parahetimore të cilëvë sot u skadon ky afat. Gjithsej në procedurën e prokurorisë së Koçanit janë të përfshirë 18 persona të cilëve u është shiptuar masa për sigurimin e prezencës, deri në mbledhjen e provave të nevojshme për hapjen e procedurës hetimore. 
 
Paralelisht me këtë po zhvillohet edhe një proces në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për 7 zyrtarë të policisë të cilët janë në hetim për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Si zyrtarë policorë të punësuar në Koçan dhe në Shtip, ata ngarkohen si bashkëkryerës, të cilët me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv i kanë mundësuar personit juridik që të fitojë licencë për veprimtari hotelerie edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për punë. 
 
Ashtu siç kanë njoftuar MPB dhe prokuroria, objekti ku ndodhi tragjedia ka pasur lëshime të shumta në pjesën e sigurisë, gjegjësisht nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të pajisjeve kundër zjarrit e as numër të mjaftueshëm të daljeve përmes së cilëve në rast emergjentë të mund të bëhet evakuimi. 
 
Për momentin në paraburgim janë gjithsej 26 persona, ku bën pjesë edhe i dyshuari i fundit pas kontrolleve të djeshme në Ministinë e Ekonomisë. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ish drejtorë dhe zyrtarë të tjerë. Për rastin në fjalë kryeprokurori paralajmëroi hetim të shpejtë dhe transparent.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI