Botë

Sulme me dronë në relacion Rusi-Ukrainë

20.03.2025 13:47

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra tjetrën për sulm me dronë....

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra tjetrën për sulm me dronë. Kremlini thotë se ukrainasit kryen sulmin më të madh që nga fillimi i luftës. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 132 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore gjatë natës. Në një deklaratë nga ministria u theksua se Ukraina u përpoq të sulmojë territorin rus me dronë gjatë natës. Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia do të vazhdojë sulmet ajrore ndaj Ukrainës derisa të nënshkruhet një dokument për armëpushim të pjesshëm.
 
“Nuk e di çfarë thotë atje presidenti rus Putin, por tani natën e 20 marsit kemi rreth 107 dronë ‘Shahed’ në qiell. Për këtë arsye e kuptoj se derisa të arrijmë një marrëveshje, derisa të ekzistojë një dokument i duhur qoftë edhe për një armëpushim të pjesshëm, mendoj se gjithçka do të jetë e kotë.”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
 
Ndërkohë çështja e Ukrainës, temë bisede edhe ne samitin evropian. Nëse investojmë mjaftueshëm në mbrojtje dhe nëse i forcojmë kapacitetet mbrojtëse, me këtë do ta zmbrapsim agresorin nga sulmet, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë para fillimit të Samitit. 
 
“Nëse nuk e bëjmë këtë, dobësia e fton agresorin të na sulmojë. Prandaj duhet të bëjmë më shumë për të mos lejuar që kjo të ndodhë.”, u shpreh përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kalas.
 
Kremlini ndërkohë tha se nuk ka sinjale nga Evropa për t'u përfshirë në bisedime, duke shtuar se Brukseli ka ndërmarrë 'plane për militarizimin që është në kundërshtim me disponimin e presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara' për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
 
“Kryesisht, sinjalet nga Brukseli dhe kryeqytetet evropiane tani lidhen, le të themi, me planet për militarizimin e Evropës, e cila është qartësisht në kundërshtim me disponimin e presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të kërkuar mënyra për të arritur një proces paqësor zgjidhjeje.”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
 
Përndryshe, zyrtarët evropian kanë përshëndetur njoftimin e presidentit amerikan Trump se SHBA po përpiqet të sigurojë mbrojtje shtesë kundërajrore për Ukrainën. 
 
BELINDA KOKA ADEMI