Maqedoni
Lëvizja “BESA”:Destabilizimi i vendit, në dëm të Shqiptarëve
09.05.2015 14:27
Në lidhje me situatën në Kumanovë, ka reaguar edhe Lëvizja BESA...

Aksionet e armatosura në zonat shqiptare në Maqedoni nuk shkojnë në favor të çështjes shqiptare të Maqedonisë dhe nuk i kontribuojnë as çështjes shqiptare në Ballkan thonë nga Besa, duke u bërë thirrje grupeve të armatosura, nëse ata janë shqiptarë, që mos të bëhen mjete të këtyre agjendave antishqiptare dhe të mos e dëmtojnë edhe më shumë popullin shqiptar në Maqedoni.
“MPB të ndalë aksionin në Kumanovë dhe të tërhiqet, sepse vrasja e civilëve të pafajshëm nuk e amniston asnjë aksion të policisë. I bëjmë thirrje edhe popullatës shqiptare të Kumanovës që ta ruajë gjakftohtësinë, të mos u bashkohet forcave pa agjendë. Në fund i bëjmë thirrje edhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë sa më shpejt dhe të ndihmojë në tejkalimin e kësaj krize”
Për Lëvizjen BESA ky aksion është inskenuar që krizën politike në vend ta shndërrojë në krizë ndëretnike. BESA konsideron se prishja e paqes dhe destabilizimi i Maqedonisë shkon në të dëm të të gjithë shqiptarëve, por edhe në dëm të rrugës euro-integruese të vendit.
HAMIDE IBRAIMI
