Rajon
Fushë Krujë, makina merr flakë, 4 persona humbin jetën
20.03.2025 15:15
Në Borizanë të Fushë-Krujës një makinë me benzinë shpërtheu në flakët dhe dy të rinjë u dogjën brenda saj...

Sapo mbërriti në Rinas, në një fluturim nga Gjermania, Erild Laçi 20 vjeç u prit nga vëllai i tij më i madh bashkë me një kushëri dhe një shok. Ata u nisën për në Borizanë të Fushë-Krujës, ku banonin dhe gjatë rrugës makina e tyre u përplas me një betoniere. Makina me benzinë shpërtheu në flakët dhe të rinjtë u dogjën brenda saj.
Të parët që mbërritën në vendin e ngjarjes ishin disa efektivë, të cilët të ndodhur para një situatë kaotikë nuk mundën të bëjnë asgjë. Zjarrfikëset shuan vetëm flakët që shkrumbuan makinën. Shoferi i betonieres Aleksandër Krashi 24 vjeç u vu në pranga, ndërsa zyrtarisht policia tha se i riu ishte pa patentë për drejtimin e një mjeti të tonazhit të rëndë.
Familjen Laçi në Borizanë, e cila humbi 2 djemtë e vetëm, e ka kapluar zia. Ata lanë pas 2 prindërit, të cilët nuk i kanë tërhequr ende trupat nga morgu, pasi pritet përfundimi i autopsisë. DO të jetë ekspertiza ajo që do të caktojë dhe shkakun dhe dinamikën e aksidentit tragjik.
Vetëm 3 ditë para tragjedisë, Erildi nga Gjermania postuar në rrjetet sociale, foton e makinës që i mori jetën, të cilën sa e kishte blerë, një “Mercedes Benz”.
LULJETA NDOKA
