Maqedoni

Tragjedia në Koçan, Kryqi i Kuq vazhdon aksionin me donacione

20.03.2025 15:36

Kryqi i Kuq me aksion për t’ju ardhë në ndihmë familjarëve të tragjedisë së Koçanit...

Kryqi i Kuq me aksion për t’ju ardhë në ndihmë familjarëve të tragjedisë së Koçanit. Përmes fondit të solidaritetit dhe numrave telefonik për donacion, deri në ditën e djeshme në llogarinë e fondit për solidaritet janë mbledhur 30 milionë denarë. Nuk kanë munguar as gjërat materiale, si batanije dhe të ngjashme. Për t’i parandaluar keqpërdorimet, nga Kryqi i Kuq me thirrje që mjetet të dhurohen vetëm në fondin solidar, në numrin 143 400 si dhe përmes rrugës online, të cilat regjistrohen në këtë organizatë.
 
“Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut dy herë në ditë bën përllogaritjen е mjeteve që mbërrijnë këtu ndërkaq aksioni do të vazhdojë edhe në dhjetë ditët e ardhshme dhe pas përfundimit të aksionit, shuma e përgjithshme që do të mblidhet do të publikohet, si dhe mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve për familjet e tragjedisë e Koçanit.”, u shpreh Suzana Tuneva, sekratare në Kryqin e Kuq.
 
Për tragjedinë e vendit në ndihmë humane edhe vendet fqinje.
 
“Dje në sallë kanë dhuruar gjak rreth 250 njerëz ndërsa në lokacionet e tjera janë mbledhur mbi 500 njësi gjaku, që është dëshmi se jemi popull i bashkuar dhe reagojmë në tragjedi.”, tha Mirjana Knezheviq nga Enti i Transfuziologjisë në Beograd.
 
Ndihma në formë të dhurimit të gjakut është organizuar edhe në Bullgari.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU