Maqedoni
VETËVENDOSJE!, Tirana e Prishtina t’i bëjnë trysni Gruevskit
09.05.2015 14:29
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka reaguar pas aksionit policor dhe përleshjeve të armatosura në Kumanovë...

“Institucionet në Prishtinë dhe në Tiranë duhet të kthehen kah shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, dhe të nisin menjëherë të ushtrojnë trysni ndaj regjimit të Gruevskit që të ndalet dhuna ushtarake dhe policore. Sot mendja e zemra e neve të gjithëve, është me shqiptarët në Kumanovë, të cilët edhe në vitin 2015 përballen me pasigurinë ekstreme”, ka shkruar ai në rrjetin social Favebook.
