Botë

Dhjetra të arrestuar në Stamboll: Shkak, postimet për Imamoglun në internet

20.03.2025 16:31

Autoritetet turke i kanë arrestuar 37 njerëz për shkak të postimeve...

Autoritetet turke i kanë arrestuar 37 njerëz për shkak të postimeve, siç thuhet, provokuese, në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, njoftoi Qeveria turke.
 
Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”.
 
Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe në kampuset universitare në qytete të ndryshme, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara, për të protestuar me slogane kundër Qeverisë, pavarësisht se autoritetet i ndaluan protestat për katër ditë menjëherë pas arrestimit të Imamoglut. 
 
Studentët në protesta kanë vërshuar rrugët
 
Studentët të irrituar dolën në protëstë dhe thonë se arrestimet rrënojnë demokracinë.
 
"Nëse vazhdojmë të mos themi asgjë. Nëse qëndrojmë kot - ata do të vazhdojnë të na detyrojnë rrugën e tyre dhe demokracia jonë do të vazhdojë të shkojë drejt greminës. Është koha për të thënë diçka, është koha të qëndrojmë. Prandaj jam këtu sot", u shpreh student i gjuhësisë Mustafa Dinsdogan. 
 
“Qeveria e ka shtyrë me të vërtetë universitetin të anulojë diplomën dhe arrestimi të nesërmen në mëngjes dëshmon se është diçka që na tregon se në fakt ishte planifikuar nga vetë qeveria”, theksoi studenti Irmak Biter.
 
"Çdo akuzë kundër tij, të ashtuquajturat akuza, nuk ka asgjë ligjore këtu. Kjo është një metodë tërësisht politike", theksoi studenti Mustafa Dincdogan.
 
"Kam pak frikë (nga policia). Edhe pse nuk po hezitoj të protestoj për këtë", u shpreh studentja.
 
Shumica e 105 personave të arrestuar së bashku me Imamoglun janë pjesë e stafit të bashkisë së Stambollit. Turqia gjithashtu sekuestroi një kompani ndërtimi të bashkëpronësuar nga Imamoglu, gjithashtu autoritetet e konfiskuan edhe një kompani në pronësi të Imamoglut.
 
Prokuroria tha se kontrolli mbi kompaninë “Imamoglu Construction, Trade and Industry” u mor nga gjykata, bazuar në raportet e hetimeve për krime financiare. Imamoglu, 54 vjeç, prin para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi.
 
FARIJE DAUTI BAKIU