Botë

Mbyllet aeroporti Hithrou në Britani, anulohen qindra fluturime

21.03.2025 08:51

Zjarri në nënstacionin perëndimor të Londrës ka detyruar Heathrou, një nga aeroportet më të ngarkuar në botë të mbyllet....

Aeroporti Heathrou i Britanisë së Madhe do të jetë i mbyllur tërë ditën për shkak të ndërprerjes së rrymës si pasojë e një zjarri, duke bërë që qindra fluturime të anulohen.

Të paktën 1.350 fluturime për dhe nga Hiththrou janë prekur nga mbyllja e aeroportit për ditën e premte, sipas gjurmuesit të fluturimeve Flajt Radar 24.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës solli 10 zjarrfikëse dhe rreth 70 zjarrfikës për ta vënë nën kontroll zjarrin disa orë pasi zjarri shpërtheu kur një transformator në një nënstacion elektrik mori flakë në perëndim të Londrës.

Hithrou tha në një komunikatë se do të njoftojë mbi operacionet e tij sapo të ketë më shumë informata për kohën e rikthimit të energjisë elektrike.