Maqedoni
Komunikacioni në rrugët shtetërore kryhet në rrugë të thata
21.03.2025 09:27
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në rrugë të thata...

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në autostradën A1, segmenti Gradsko - Drenovë, prej datës 17.03.2025. deri më datën 04.04.2025, për shkak të vendosjes së dilatimit të gardhit tampon elastik në viadukte dhe ura, qarkullimi do të ridrejtohet dhe rregullohet në pjesë të caktuara të këtij seksioni.
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të fshatit Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
