Maqedoni
MPB: Një person ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi
21.03.2025 10:10
Një gjashtëdhjetë vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit...

Një gjashtëdhjetë vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në shtëpinë e tij familjare, njoftoi Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës.
“Në datën 20.03.2025 në orën 20.23, në njësinë zjarrfikëse të Kumanovës është raportuar se ka shpërthyer zjarri në një shtëpi në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit. Nga shpërthimi ka ndërruar jetë pronari L.D.(60) nga Kumanova”, njoftojnë nga MPB.
Vdekja e burrit u konfirmua nga një mjek dhe hetimet janë duke vazhduar, shtoi policia.
