Botë
Protestat në Stamboll, policia përdor gaz lotsjellës e plumba gome
21.03.2025 10:32
Policia turke përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome ndërsa demonstruesit protestojnë për të dytën natë jashtë bashkisë së Stambollit....

Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demonstruesve në natën e dytë të trazirave që pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu pavarësisht se në fuqi është një ndalim 4-ditor i protestave.
Imamoglu, rivali kryesor i presidentit turk Recep Taip Erdogan, pritej të emërohej kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2028.
Ai ishte në mesin e 106 personave që u arrestuan për korrupsion dhe ndihmë ndaj grupeve terroriste. Që atëherë, autoritetet në Turqi kanë arrestuar dhjetëra persona për postime “provokuese” në rrjetet sociale.
Duke reaguar ndaj protestave, Erdogani akuzoi kundërshtarët politikë se po bëjnë shfaqje me pjesëmarrje në demonstrata. “Ata kanë humbur bilancin aq shumë sa janë në gjendje të sulmojnë policinë tonë, të kërcënojnë gjyqtarët dhe prokurorët.”, ka thënë ai.
