Maqedoni

Qeveria: 142 bileta avioni për familjarët e të lënduarve

21.03.2025 10:50

Shpenzimet e trajtimit si dhe të akomodimit për familjet mbulohen nga Qeveria....

Shpenzimet e trajtimit si dhe të akomodimit për familjet mbulohen nga Qeveria. Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri, informon se deri më tani janë siguruar bileta avioni për 142 persona nga familjet e të lënduarve nga zjarri për trajtim jashtë vendit dhe janë shpenzuar një shumë fillestare prej rreth 3,5 milionë denarë.
 
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski, i cili ka vizituar disa nga të lënduarit që ndodhen në spitale jashtë vendit, bën të ditur se të gjitha familjet e pacientëve që kanë nevojë për transport, akomodim apo mbështetje shtesë mund të kontaktojnë në numrin 070-270-370. Shpenzimet për këtë qëllim mbulohen plotësisht nga Qeveria.
 
“Për çdo ndihmë të nevojshme janë në dispozicion përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, ndërsa për çështje urgjente janë në dispozicion edhe numrat e telefonit të shërbimit: 075/273-732 dhe 075/268-736.”, informon ministri Mucunski.