Maqedoni
Ministria për Transformim Digjital nuk lejohen kërcënime ndaj gazetarëve
21.03.2025 11:11
Kërcënimet e drejtuara ndaj gazetarëve, redaktorëve dhe organeve të medias që synojnë të parandalojnë raportimin e paanshëm..

Kërcënimet e drejtuara ndaj gazetarëve, redaktorëve dhe organeve të medias që synojnë të parandalojnë raportimin e paanshëm, të hapur dhe cilësor të medias janë të papranueshme. Krahasuar me shumë shoqëri më të zhvilluara, mediat tona demonstrojnë profesionalizëm të jashtëzakonshëm në punën dhe raportimin e tyre, në këto momente tragjike të pikëllimit dhe zemërimit kolektiv, thonë nga Ministria për Transformim Digjital.
“Në këto momente më të vështira për shtetin dhe popullin maqedonas që nga pavarësia e tij, si Ministri përgjegjëse për rregullimin e çështjeve që kanë të bëjnë me mediat dhe veprimtarinë mediatike, apelojmë për përgjegjësi, profesionalizëm dhe mbrojtje të mediave dhe punëtorëve mediatikë.”, njofton Ministria e Transformimit Digjital.
Ata apelojnë tek institucionet kompetente për reagim të menjëhershëm dhe efektiv, për të përcaktuar përgjegjësinë e kujtdo që kërcënon dhe pengon punën e mediave, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e gazetarëve nga presione të tilla.
“Këto momente të vështira janë një provë për të gjithë vendin. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë të gjitha rastet e ngjashme në të ardhmen, sepse siguria e gazetarëve është e një rëndësie të madhe për funksionimin e demokracisë.”, thuhet në komunikatën e Ministrisë për transformim digjital.
