Maqedoni

Tragjedia në Koçan, Gjykata Themelore në Koçan cakton paraburgim 30 ditë për Bekteshin dhe 13 persona të tjerë

21.03.2025 11:32

Gjykata Themelore në Koçan ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë për 13 të dyshuar...

Me propozim të Prokurorisë Publike të Koçanit, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Koçanit ka caktuar masën e paraburgimit për 13 persona në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në hetimin e zjarrit që vrau 59 persona në diskotekën "Puls" në Koçan më 16 mars, mes tyre edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi  dhe personi përgjegjës në Ministrinë e Ekonomisë për licencën e lëshuar që Puls të veprojë si kabare.
 
Për gjashtë persona të tjerë është kërkuar 30 ditë paraburgim, por gjyqtari ende nuk ka vendosur për ta. Të gjithë ata ishin ndaluar dy herë më parë për 48 orë. Të parët që morën masën e paraburgimit efektiv prej 30 ditësh ishin grupi prej 7 inspektorëve dhe shefave të Drejtorisë së Policisë Shtip dhe Stacionit Policor të Koçanit, të cilët dhanë mendime pozitive që objekti të marrë leje nga Ministria e Ekonomisë. Prokuroria Publike e Koçanit mbrëmë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj 27 personave fizik dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në diskotekë.