Maqedoni

Janevska: Mbështetje psikologjike për nxënësit në Koçan

21.03.2025 14:29

Qindra shërbime profesionale psikologjie do tu ofrohen nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në qytetin e Koçanit....

Qindra shërbime profesionale psikologjie do tu ofrohen nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në qytetin e Koçanit. Këtë e beri të ditur ministrja e arsimit Vesna Janevska e cila tha se MASh është tërësisht e organizuar dhe e përkushtuar për ta tejkaluar periudhën pas traumatike tek nxënësit dhe qytetarët pas ngjarjes tragjike.

“Informojë se në bashkëpunim me UNICEF-in, profesorët e institutit të psikologjisë pran UShKM-së Odën e Psikologëve të Maqedonisë dhe Kryqin e Kuq siguruam ndihmë më të madhe psikologjike për të gjithë nxënësit në vend, mbështetje e cila në veçanti do të jetë për komunat e prekura ku të rinjtë nga tragjedia në Koçan humbën vëllezërit, motrat shokët dhe bashkëmoshatarët e tyre.”, deklaroi ministrja e arsimit Vesna Janevska.
 
Mjeku Igor Merxhanovski bëri të ditur se në mbledhjen koordinuese kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga OBSh dhe përfaqësuesi i mekanizmit për shpëtim civil i BE-së, ku është diskutuar çështja e transferimit të pacientëve nga Koçani jashtë vendit. 
 
“Sot patëm mbledhje koordinuese ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i Organizatës Shëndetësore Botërore për këtë rajon dhe koordinatori nga Brukseli i mekanizmit për mbrojte civile, së bashku me ministrin e shëndetësisë, sollën përfundim se konzoliumi që vendosi t’ i transferojë pacientët  ka qenë vendim i shkëlqyer dhe na thanë se transferim aq të madh të pacientëve deri tani nuk ka pasur si mision sepse bëhet fjalë për shumë avion ambulancë  që kanë transportuar nga dy pacientë, më shumë së shumti  shtatë pacientë.”, u shpreh mjeku Igor Merxhanovski.
 
Njëherit u bë e ditur se deri tani janë akomoduar edhe rreth 180 familjarë të pacientëve jashtë vendit. 
 
REXHEP QAMILI