Maqedoni
Kryqi i Kuq për tragjedinë në Koçan ka grumbulluar 43.149.360,00 denarë
21.03.2025 14:55
Kryqi i Kuq në bashkëpunim me shoqatat kombëtare partnere nga vendi dhe rajoni deri tani ka arritur të grumbullojnë 43.149.360,00 denarë....

Kryqi i Kuq në bashkëpunim me shoqatat kombëtare partnere nga vendi dhe rajoni deri tani ka arritur të grumbullojnë 43.149.360,00 denarë. Një pjesë e këtyre mjeteve, Kryqi i Kuq do t’ua shpërndajë familjarëve të pacientëve që ndodhen në kurim jashtë vendit. Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva tha se secila prej tyre do të merr afër 150 mijë denarë.
“Po bëhet harmonizim formalo juridik dhe vlerësime përmes së cilës të gjithë familjeve të cilët janë të përfshirë në këtë tragjedi, fillimisht tu jepen ndihmë financiare në vlerë prej 150 mijë denarë. Mjete këto të cilët do të jenë në dispozicion për të mbuluar shpenzimet ditore. Kuptohet se kjo nuk është vetëm ndihmë e njëanshme, ekipet e Kryqit të Kuq, shërbimet për punët e përbashkëta dhe Qeveria po kontaktojnë çdo 3 orë me familjarët.”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.
Komunat ndihmë për të prekurit në tragjedinë në Koçan
Ndihmë për të prekurit në fatkeqësinë në Koçanë kanë ndarë edhe komunat. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e një milion denarëve për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan. Ky veprim, i ndërmarrë nga Këshilli i Komunës së Çairit, është një shprehje e solidaritetit dhe angazhimit të komunitetit tonë në kohë të vështira. Ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por një mesazh i qartë se në momentet e dhimbjes, Çairi qëndron bashkërisht për ata që kanë nevojë më shumë, kanë njoftuar nga kjo komunë. Edhe Komuna e Gostivarit të ndan një milion denarë për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve në ngjarjen tragjike në Koçan.
“Duke e ditur se do të kem edhe përkrahjen nga ju këshilltarët Inicova te kryesuesi I këshillit të kemi këtë seancë të jashtëzakonshme ku kam propozuar një shumë simbolike prej një milion denarësh për të gjithë viktimat dhe të gjithë ata që pësuan ngjatë kësaj ngjarje tragjike, me këtë të gjithë ne si një trup të dërgojmë një mesazh solidariteti dhe mbi të gjitha një mesazh uniteti që na duhet më tepër se gjithmonë tani.”, u shpreh kryetari i Gostivarit, Valbon Limani.
Edhe këshilli komunal i komunës së Manastirit ka vendosur të ndajë dy milion denarë për të prekurit në fatkeqësinë e Koçanit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
