Maqedoni

Nikollovski: Pas lëshimit të licencave, në 97 raste nuk janë plotësuar kushtet

21.03.2025 15:15

Ministria e Transportit ka konstatuar se 97 licenca nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore...

Pasi Qeveria solli vendim për kryerjen e kontrolleve për të gjitha licencat e lëshuara nga Ministrit, Ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, ka informuar se Ministria e Transportit ka konstatuar se nga 1100 licencat e lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për planifikim urbanistik, janë kontrolluar gjithsej 643 licenca, prej të cilave, tek 97 licenca është konstatuar se pas lëshimit të licencave, personat juridik kanë pushuar së plotësuari kushtet ligjore në bazë të të cilave të njëjtat janë dhënë, prandaj do të sillen vendime për anulimin e atyre licencave.
 
“Nga 1100 licencat, janë kontrolluar 643 licenca, ku tek 97 licenca është konstatuar se pas lëshimit të licencës, personat juridik, nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore, dhe do të sjellët vendim për marrjen e licencave. 13 personave juridik, u është marrë licenca për realizimin e ndërtimit të kategorisë A, 34 personave juridik u është marrë licenca B, 2 personave juridik u është marrë licenca A për monitorim, 6 personave juridik u është marrë licenca B për monitorim, 3 personave juridik për projektim të kategorisë A, 20 për projektim B, dhe 16 personave juridik u është marrë licenca kompanitë projektuese të planeve.”, deklaroi ministri i transportit Aleksandar Nikollovski.
 
Inspektorët në teren, Miteva: Nga 23 lokale me licencë 13 nuk i plotësojnë kushtet
 
Njëherit nga Qeveria informuan se Inspektorati Shtetëror i Tregut brenda 24 orëve të fundit kanë realizuar 82 kontrolle nëpër kabaretë, diskotekat dhe lokalet e natës. Prej 23 objekteve të konstatuara me licencë valide, 13 prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet minimale për veprimtarinë e tyre të përcaktuar, me ç’rast po përgatiten vendime për të ndaluar veprimtarinë e tyre.
 
“Gjithsej janë kryer plotë 83 inspektime në përputhje me ligjin për hoteleri, ku përfshihen kabaret, diskotekat etj. Nga 23 lokale me licencë është konstatuar se 13 nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike dhe janë duke u përgatitur vendime deri tek Ministria e Ekonomisë për heqjen e licencës. Tek 5 subjekte të cilat janë të regjistruara si kabare, apo diskoteka, e të cilat janë me licencë të skaduar, por është konstatuar se kanë punuar gjatë kësaj periudhe, është lëshuar vendim për ndërprerje të veprimtarisë së tyre. Tek 41 subjekte tjera të cilat janë të regjistruara si kafiteri, tek 30 prej tyre janë konstatuar lëshime sipas ligjit për hoteleri.”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.
 
Këto aktivitete janë marrë pas tragjedisë së madhe në Koçani, ku për pasojë humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë u lënduan. 
 
FITIM KRYEZIU