Teknologji

Zilja e zgjimit që ndalet vetëm me "selfie"

09.05.2015 14:50

Shumë persona e kanë problem që të zgjohen në mëngjes...

Për të qenë të sigurt se do hapin sytë në orën e duhur për të ikur në punë ose shkollë, ata aktivizojnë zilen e zgjimit që të bjerë disa herë. Mirëpo, një aplikacion i ri do ju bëjë që të zgjoheni me zilen e parë, pasi nuk do pushojë deri sa të bëni një “selfie”. 
 
Aplikacioni i quajtur “Snap Me Up” do ju kërkojë që për të ndalë zilen, të bëni një “selfie”, ndërsa mund të mos ndalojë, nëse vë re që sytë tuaj ende janë të mbyllur. Po ashtu, për të bërë “selfie” do ju duhet që të ndizni dritën, ndërsa mund ta shpërndani menjëherë edhe në rrjete sociale.
 
“Snap Me Up” do ju pëlqejë edhe personave të cilët e kanë të zakonshme një “selfie” në mëngjes, ndërsa edhe më tepër atyre që e kanë të vështirë të zgjohen me zilen e parë që bie. Aktualisht, aplikacionin mund ta shkarkojnë vetëm personat që kanë Android.