Maqedoni
Mjekësia Ligjore: Viktimat në Koçan vdiqën nga monoksid karboni
21.03.2025 16:06
Mjekësia Ligjore ka dalur me rezultate rreth obduksionit të 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit....

Mjekësia Ligjore ka dalur me rezultate rreth obduksionit të 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit. Shkaktarë i vdekjes së të gjithë viktimave ka qenë mbytje e nga monoksid karboni i shkaktuar nga tymi, ka bërë të ditur drejtori i Mjekësisë Ligjore Aleksandar Stankovski.
“Gjithsej 59 personave u është kryer obduksioni. Pjesa më e madhe e tyre apo 70% janë të moshës nga 16 deri në 29 vjeç. Nga të vdekurit 16 janë të gjinisë femërore 33 janë meshkuj. Sa i përket shkakut të vdekjes te të gjithë 59 të vdekurit arsyeja është mbytje e dhunshme nga tymi, e lidhur drejtpërdrejtë me zjarrin në diskotekën Puls.”, tha drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankovski.
Nga mjekësia ligjore bëjnë të ditur se te tre viktimat kishte djegie të nivelit të katërt, por edhe te ata vdekja është shkaktuar nga mbytja e dhunshme e tymit të shkaktuar nga zjarri. Për analizat toksikologjike duhet të pritet edhe disa ditë pasi për atë nevojitet kohë tha drejtori Stankovski. Për këtë qëllim në institut janë formuar gjashtë ekipe, ndërsa si zakonisht janë përfshirë edhe pjesëtarë të MPB-së.
BELINDA KOKA ADEMI
