Botë

Qeveria turke paralajmëron opozitën Të mos thërras protesta të jashtëligjshme

21.03.2025 16:19

Qeveria turke e ka paralajmëruar partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë...

Qeveria turke e ka paralajmëruar partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, pasi mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin.
 
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policorë janë lënduar në protestat që filluan në kampuse universitare, selinë qendrore të komunës së Stambollit dhe në pjesë të tjera të vendit. Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. 
 
Partia kryesore opozitare e Imamoglut, Partia Popullore Republikane, ka thënë se arrestimi i tij është i nxitur politikisht dhe u ka bërë thirrje njerëzve të dalin për të protestuar ligjërisht. Presidenti Erdogan i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës duke i cilësuar "skena teatrale" dhe "slogane" që e largojnë vëmendjen nga gabimet e saj të brendshme.
 
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa partia e tij po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike. 
 
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin dy-mandatesh nëse vendos të garojë përsëri. Arrestimi i Imamoglut është dënuar edhe nga liderët evropianë.