Maqedoni

Mucunski në Slloveni, 4 pacientë nga Koçani në klinikat sllovene

21.03.2025 16:42

Minsitri i jashtëm Timço Mucunski ka qëndruar në Slloveni ku sëbashku me homologen sllovene Tanja Fajon...

Minsitri i jashtëm Timço Mucunski ka qëndruar në Slloveni ku sëbashku me homologen sllovene Tanja Fajon, janë nënshkruar në librin e zisë të Hapur në ambasadën e Maqedonisë në Lubjanë. Mucunski ka takuar personelin mjeksor në klinikat ku trajtohen 4 pacientët e tragjedisë në Koçan si dhe familjarët e pacientëve. 
 
“Ju deshiroj të gjithve shërim të shpejtë, shpreh ngushllime të sinqerta popullit maqedonas të gjiothë të afërmve të viktimave, në emrin tim dhe në emër të qeverisë sllovene.  Shpresoj se diçka e këtillë nuk do të ndodh më”, ushpreh minsitrja e punëve të jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.
 
“Asnjë shtet nuk mundet të përballet me një tragjedi të këtillë. Jemi të lumtur që mund të kontribuojmë dhe gjithmonë do të jemi për ju këtu, nëse ështëe  nevojshme. Kjo është dëshmi se vetëm në tërësi evropa mund të përballet me situata të këtilla. Askush i vetëm nuk mund të përballet me diçka të këtillë”, theksoi drejtori i klinikës universitare në Lubjanë, Marko Jug. 
 
“Ky incident tragjik ndodhi për shkak të sistemit në venin tonë. Në ditët e fundit ka aktivitete të fuqishme të MPB-së dhe prokuriorisë dhe secili që ka lidhje direkte apo përgjegjësi, jo vetëm për këtë incident do të nxirret para drejtësisë”, u shpreh minsitri i jashtëm Timço Mucunski.   
 
Në Slloveni po trajtohen katër të lënduar nga tragjedia në Koçan, 2 prej të cilëve në qendrën klinike universitare në Lublanë, ndërsa dy të tjerë në qendrën klinike në Marobor.
 
ERSAN PAJAZITI