Maqedoni
RDK: Apel për ruajtjen e qetësisë
09.05.2015 14:55
Rilindja Demokratike Kombëtare , shpreh shqetësimin më të të thellë për ngjarjet e sotme në qytetin e Kumanovës...

Rilindja Demokratike Kombëtare , shpreh shqetësimin më të të thellë për ngjarjet e sotme në qytetin e Kumanovës dhe vlerëson se këto skenare të orkestruara do të përfundojnë me përgjigjen më të mirë për maturi, qetësi, dhe urtësi të popullit shqiptar, i cili njëzëri kundërshton zgjedhjen e dhunës, konfliktit dhe gjakderdhjes si mënyrë të daljes nga kriza e krijuar.
“Populli shqiptar i Kumanovës dhe Likovës, por edhe popullatës shqiptare në përgjithës, është i përcaktuar për paqe, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlanik, por si duket elementet keqbërëse nuk janë të interesuara për këtë agjendë dhe duke instrumentalizuar grupe të panjohura e të padëshiruara, dëshirojnë skenare të errta për popullin shqiptar. Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullin në maturi, të mos bie pre e orkestrimeve të huaja e qëllimkëqija, të cilat nuk shpiejnë askund, por përkundrazi e fusin popullin nëpër labirinthe të vështira me rrugëdalje të vështirë”, thuhet në reagimin e RDK-së.
Rilindja Demokratike Kombëtare, në koordinim me Degën e saj në Kumanovë u bën thirrje të gjithë kumanovarëve të tregojnë qetësi dhe gjakftohtësi, dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa nevojë.
