Botë
Protesta kundër arrestimit të Imamoglut, Turqia arreston mbi 300 persona
22.03.2025 12:12
Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete...

Autoritetet turke kanë arrestuar 343 persona në protestat e mbajtura gjatë natës në disa qytete, demonstrata të organizuara kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, raportoi Ministria e Brendshme.
Protestat u mbajtën në dhjetëra qytete, përfshirë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, dhe në kryeqytet, Ankara, tha Ministria përmes një njoftimi, ku sqarohet se arrestimet janë kryer për të parandaluar “prishjen e rendit publik” dhe u paralajmërua se autoritetet nuk do të tolerojnë “kaos dhe provokim”.
Dhjetëra mijëra turq po protestojnë, kryesisht në mënyrë paqësore, që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë ndaj një grupi terrorist. Ai është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
