Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli bombardon Libanin dhe Rripin e Gazës
Pas rikthimit të luftës në Rripin e Gazës, Izraeli rindez edhe luftën në Liban....

Tensionet midis Izraelit dhe Libanit janë përshkallëzuar, pasi ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug të Libanit. Ky shkëmbim zjarri është më i rëndë që nga arritja e armëpushimit mes palëve. Më herët, disa raketa u hodhën nga Libani në drejtim të veriut të Izraelit, duke vënë në pikëpyetje zbatimin e armëpushimit me grupin militant Hezbollah. Ushtria izraelite konfirmoi se disa nga raketat kishin në shënjestër qytetin izraelit të Metula dhe paralajmëroi një përgjigje të ashpër.
Sulmet izraelitë kanë vazhduar edhe mbi Rripin e Gazës. Familjet palestineze nuk kanë vendstrehim pasi e gjithë Gaza është shkatërruar. Familjet nuk kanë asnjë vendstrehim. Disa kanë ngritur tenda brenda ish sallave të leksioneve, ndërsa të tjerët janë strehuar jashtë ndërtesave të universitetit.
“Ne jemi strehuar në Universitetin Islamik në Gaza, sepse izraelitët na kërkuan të largohemi nga Beit Hanoun dhe të vinim këtu, atje kanë bombarduar. Edhe ky vend është i shkatërruar, por nuk kemi ku të shkojmë. Po vuajmë nga mungesa e ushqimit, ujit, rrobave, higjienës dhe të ftohtit të rëndë.”, u shpreh një palestinez.
“Hyrja e të gjitha furnizimeve humanitare dhe komerciale në Gaza është ndalur nga autoritetet izraelite, duke ndikuar rëndë operacionet humanitare. Izraeli gjithashtu ka ndërprerë energjinë në uzinën e shkripëzimit të Gazës jugore, duke kufizuar qasjen në ujë të pastër për 600,000 njerëz.”, tha përfaqësuesja e OKB-së për Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag.
Spitalet janë pushtuar dhe po luftojnë nën një bllokadë totale për ndihmën humanitare të vendosur nga Izraeli më 2 mars. Të paktën 506 palestinezë, 200 prej tyre fëmijë, janë vrarë që nga rifillimi i bombardimeve në shkallë të gjerë nga Izraeli të martën, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës
FARIJE DAUTI BAKIU
