Maqedoni

Gjendja e të hospitalizuarëve në vend, 54 pacientë në gjendje stabile

22.03.2025 15:01

Gjithsej 54 pacientëve të lënduar në zjarrin katastrofal në Koçan aktualisht po mjekohen nëpër spitalet e kryeqytetit....

Gjithsej 54 pacientëve të lënduar në zjarrin katastrofal në Koçan aktualisht po mjekohen nëpër spitalet e kryeqytetit. Numri një i shëndetësisë Arben Taravari informon, se të gjithë që po kurohen brenda spitaleve të vendit tonë janë në gjendje stabile dhe deri në këto momente në to, nuk ka asnjë pacientë i cili është në gjendje kritike në vend, tha ai.
 
“Në Shkup për momentin janë 54 pacientë. Prej tyre 27 ndodhen në spitalin shtetëror, 11 në “8 Shtatori” dhe 10 të tjerë në spitalin e qytetit dhe 6 pacientë të tjerë nëpër klinikat private. Të gjithë në gjendje stabile, ndërsa java që vjen planifikojmë të lëshojmë edhe pacient të tjerë në kurim shtëpiak.”, u shpreh ministri i shëndetësisë Arben Taravari.
 
Autoritet shëndetësore për ditën e hënë planifikojnë të lëshojnë së paku 5 pacientë të ri në kurim shtëpiak. Deri atëherë, ata shpresojnë se do të  bëhen gati për t’i lëshuar edhe dhjetëra pacientë të tjerë në kurim shtëpiak brenda javës së ardhshme. 
 
“Javën e ardhshme planifikojmë të lëshojmë në kurim shtëpiak më shumë pacientë. Respektivisht për të hënën planifikojmë t’i lëshojmë së paku 5 pacientë në shtëpi. Pacientët e mbetur në mjekim spitalor aktualisht janë me lëndime trupore të marra nga djegia, me fraktura që ndoshta ata do të qëndrojnë pak më gjatë pasi që ndoshta do të nevojitet t’u bëhet ndërhyrje kirurgjikale. Të tjerët kanë djegie të organeve të frymarrjes.”, tha Taravari. 
 
Taravari informoi se gjatë mbrëmjen e së premtes në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, janë paraqitur edhe 6 pacientë të ri të lënduar në zjarrin në Koçan. Mjekët edhe atyre i kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ata janë në gjendje stabile. Përveç kësaj autoritetet po punojnë edhe në riorganizimin e sistemit shëndetësor, ku kuadri mjekësor nga brenda dhe jashtë shtetit do të punojnë për rehabilitimin e pacientëve të lënduar.
 
REXHEP QAMILI