Maqedoni
Sulejman Rexhepi: BFI nuk do të bëhet pre e skenareve të huaja
09.05.2015 12:20
Kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Themelore Shkupi 2...

Kryetari I BFI-së Sulejman Rexhepi ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Themelore Shkupi 2 , e cila vendosi në favor të BFI-së , duke u lënë një afat 24 orësh grupit të myftiut të shkarkuar të Shkupit, që të lëshojë ambientet e BFI-së dhe të kthejë vulat e institucionit.
Rexhepi thotë se për ata që u ngritën kundër BFI-së , nuk ka më vend në këtë institucion
“ Ne e përcjellim situatën. Kërkojmë nga popullata myslimane, që të jenë më të interesuar , edhe më tutje të jenë vigjilentë, pasi edhe pse arritëm përmes rrugës juridike ta zgjidhim këtë problem që iu impionua Bashkësisë Islame, e që u bë nga njerëz që nuk ka gjasa që edhe më tej ti shërbejnë këtij institucioni e të jenë në radhët tona, pasi në momentin që pranuan të instrumentalizohen , me veprimet e tyre kanë njollosur autoritetetin e BFI-së dhe vetë institucionin. Gjykata Themelore Shkupi 2, shqiptoi masën e përkohëshme dhe ata kanë 24 orë që të lëshojnë objektin e BFI-së. Maqedonia është në një fazë me turtbulenca dhe duhet të jemi syçelë e të kujdeshëm që të mos bëhemi pre e provokimeve të huaja, të jemi në shërbim të interest të qytetarëve të republikës së Maqedonisë”, deklaroi kreu I BFI-së, Sulejman Rexhepi.
