Maqedoni
Protesta në Koçan, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi
22.03.2025 17:00
Protesta paqësore janë mbajtur sot në Parkun e qytetit të Koçanit....

Protesta paqësore janë mbajtur sot në Parkun e qytetit të Koçanit. Qindra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre për tragjedinë e cila mori jetën e 59 të rinjve të pafajshëm dhe u lënduan mbi 190 persona të tjerë. Ata kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi.
Protestat në Koçan do të vazhdojnë edhe nesër, kanë informuar qytetarët. Ndërkohë nisma “Kush e ka radhën” përmes rrjeteve sociale gjatë kësaj fundjave po paralajmëron protesta, respektivisht marsh për ditën e hënë për përgjegjësi dhe siguri. Nën moton “Mjaft ishim ne, tani radhën e ka sistemi” do të mbahet protesta e cila është e paralajmëruar të fillojë nga sheshi Maqedonia në Shkup.
