Maqedoni
Parashikimi i motit
23.03.2025 10:52
E diela nis me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu...

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, sidomos pasdite. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu.
Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej 0 deri në 6°C, kurse maksimalja do të arrijë në 12 deri në 19°C.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperatura minimale ka zbritur deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19°C.
