Maqedoni
MPB konfirmon perleshjet e armatosura në Kumanovë
09.05.2015 15:25
Ministria e Punëve të Brendëshme, mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion policor kundër një grupi të armatosur...

Ministria e Punëve të Brendëshme, mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion policor kundër një grupi të armatosur, I cili siç thonë nga MPB, ka pasur për qëllim organizimin e sulmit ndaj institucioneve shtetërore , deklaroi zëdhënesi I MPB-së, Ivo Kotevski.
Sipas Kotevskit, bëhet fjalë për një grup të armatosur, i cili ka sulmuar me armë automatike dhe bomba.
Kotevski tha se policia po qëndron në terren me çrast po kryen bastisje të shtëpive në “ Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
“ Informacionet deri tek te cilat arritëm tregojnë se grupi ka hyrë ilegalisht në Maqedoni nga një shtet fqinj duke u përgatitur për sulme të ardhëshme të armatosura. Shërbimet kompetente I kanë locuar ata në disa shtëpi në lagjen e trimave. Bëhet fjalë për një grup mire të armatosur për të vepruar në kushte të këtilla” , deklaroi Kotevski
Sipas tij, është përgatitur plan dhe është formuar shtab për aktivitetet në terren. Realizimi i planit ka filluar në orën 5 të mëngjesit të sotëm duke u u përball me rrezistenë të fuqishme me bomba dhe zjarr nga snajperët , nërsa akcioni ka vazhduar.
Kotevski sqaron se bëhet fjalë për një terren specific me një numër të madh shtëpish të ngjeshura, megjithatë policia në mënyrë taktike po bën bastisjen e shtëpive për shkaqe sigurie.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit MPB apelon tek qytetarët për qetësi .
MPB për situatën në Kumanovë paralajmëron inforacione shtesë edhe gjatë orëve në vazhdim.
NERMINE MULAKI
