Maqedoni

Festohet dita e Evropës në Dibër

09.05.2015 09:20

Në kuadër të ditës së Evropës pushteti vendor I Dibrës së bashku me nxënësit e shkollave në sallën e sportit të qytetit organizuan një sërë aktivitetesh.

Gjat hapjes së këtyre aktiviteteve njeriu i parë i Dibrës Ruzhdi Lata tha se më 9 maj  ndryshoi historia dhe se 9 maji eshte feste e ardhmerise se njerzimit.
 
Të jetuarit në mënyrë të shëndetshme ishte motoja e shënimit të kësaj date ku bashkimin e uropian nxënësit e prezentuan përmes vizatimeve të ndryshme, tregimi I shkathtësive fizike përmes sportit të karatese si dhe  përmes prozës dhe poezisë prezentuan talentin e tyre duke  dëshmuar se aspiratat shqiptarëve fuqishëm janë drejtuar drejt rrugës së BE-së.