Maqedoni
BNJVL-ja, inspektime mbi objektet publike
23.03.2025 15:39
Në vazhdën e inspektimeve në nivel qëndror edhe BNJVL ka koordinuar Komunat që të zhvillojnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese...

Kryetari i BNJVL-së dhe njëherit kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, tha se gjitha komunat aktualisht po zhvillojnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese mbi objektet publike. Vëmendje e veçantë u kushtohen objekteve ku grumbullohen fëmijët dhe të rinjtë, siç janë shkollat, kopshtet, sallat sportive, institucionet kulturore si dhe të gjitha objekteve të hotelerisë. Të gjitha këto po inspektohen me përkushtim të madh, tha ai duke premtuar për të gjitha parregullsitë e konstatuara do të ketë zero tolerancë.
“Po ndjejmë obligim që të ndërmarrim aktivitete në drejtim të kontrollimit të gjitha lejeve të dhëna për objektet që shfrytëzohen për grumbullimin e më shumë qytetarëve. Vendosmëria jonë është e madhe. Siguria e qytetarëve është të vend të parë. Andaj pas ngjarjes tragjike ne kemi ndërmarr një sërë aktivitete urgjente ku të gjitha komunat në mënyrë të koordinuar nga BNJLV-ja, filluan kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese mbi të gjitha objekteve publike.”, tha kryetari i BNJLV-së, Orce Gjorgjievski.
Gjorgjievski madje tha se përvojat dhe kapacietet më të mira inspektuese po barten nga komuna në komunë, duke i vënë ato në dispozicion të plotë komunave që kanë nevojë për këtë, tha Gjorgjievski.
Markovski: Mbi 80% e objekteve, jashtë protokolleve
Ndërkohë, Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup Goran Markovski, për Radio Evropën e Lirë thotë se opsesioni për profite të mëdha, duke anashkaluar ligjet dhe rregullat i çon një pjesë të investitorëve që të mos mendojnë për veprimet e tyre. Duke u thirrur në atë, se nëse gjithçka do të ishte konform ligjeve, rregullave dhe standardeve në sektorin e ndërtimtarisë, nuk do të kishte tragjedi dhe as viktima, Markovski e përshkruan sektorin e ndërtimtarisë si “Bashkim Kriminal”.
“Me siguri bëhet fjalë për një opsesion për profite më të mëdha dhe investitorët potencial duke u udhëhequr nga ky parim, sakrifikojnë rreziqet dhe pasojat që mund të vijnë nga kjo qasje. Këtu u bashkohen edhe ata që duhet ta korrigjojnë këtë qasje. Nuk do ta anashkaloja as edhe mjedisin inxhinjerik. Dhe, vijmë tek një Bashkim i përbashkët, do të thoja edhe Bashkim armiqësor ndaj shtetit, funksionimit të sistemit që rezulton me ngjarje të këtilla të padëshiruara.”, tha Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski.
Markovski është i bindur se mbi 80 për qind të objekteve ekzistuese, nuk i plotësojnë kushtet minimale ligjore për të cilën u është dhënë licenca apo leja e punës, respektivisht thotë se duhet të mbyllen. Markovski është i mendimit se sanimi i sistemit shoqëror fillon nga përgjegjësia dhe vijon më pas me përmirësimin e legjislacionit dhe përforcimin e kapaciteteve të të gjitha institucioneve.
REXHEP QAMILI
