Botë
Vatikan, Papa Françesku doli nga spitali
23.03.2025 13:31
Papa Françesku bëri paraqitjen e tij të parë publike pas më shumë se një muaji shtrimi në Spitalin Cemeli të Romës....

Papa Françesku bëri paraqitjen e tij të parë publike pas më shumë se një muaji shtrimi në Spitalin Cemeli të Romës.
Papa doli në ballkonin e një prej dhomave të spitalit dhe iu drejtua turmës që priste ta shihte. Ai përshëndeti me dorë besimtarët dhe i falënderoi, ndërsa doli nga spitali disa minuta më vonë dhe mjekët thonë se do t’i duhen të paktën dy muaj pushim në Vatikan.
“Gjatë pesë javëve të fundit, ai kaloi situatë shumë kritike, ku jeta e tij ishte në rrezik”, tha Dr Sergio Alfieri, një nga mjekët që trajtonin Papën.
Papa nuk është shëruar plotësisht, por nuk ka më pneumoni dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, sipas mjekëve të tij. Nëse trendi i përmirësimit vazhdon, thanë mjekët, Papa do të jetë në gjendje të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Vatikani tha të premten se Papa kishte disa përmirësime në frymëmarrjen dhe lëvizshmërinë e tij.
