Maqedoni

Numri i pacientëve kritikë është në rënie, bëhen protokolle për kthimin e pacientëve nga jashtë

23.03.2025 16:09

Numri i pacientëve kritikë që trajtohen brenda dhe jashtë vendit është në rënie...

Numri i pacientëve kritikë që trajtohen brenda dhe jashtë vendit është në rënie. 

“Lajmet e mira janë që sot jemi dita e 7 pas tragjedisë në Kocan, dhe nuk kemi asnjë njeri që ka ndërruar jetë nëpër spitale. Gjithsej në shtet shërohen 55 pacientë kurse jashtë shtetit 115 pacientë të tjerë. 27 pacientë janë në Qendrën Klinike, 10  në “8 Shtatori”, 10 në Spitalin e Qytetit. Veçmë kemi  nisur të bisedojmë për kthimin e pacientëve dhe përgatiten protokollet të cilët do të dërgohen në MPJ-në që të dërgohen në shtetet ku shërohen pacienët tanë që të përgatitet kthimi i tyre. 5 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje pak më kritike, por gjithnjë e më shumë marrim lajme që stabilizohet gjendja shëndetësore  e shumicës së pacientëve dhe janë jashtë rrezikut për jete.”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
 
Gjashtë nga dhjetë pacientët që pësuan prej zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, të shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike në Shkup, i janë nënshtruar intervenimit për transplantimin e lëkurës për shkak të shkallës së lartë të djegies, - njoftoi drejtori i Klinikës, Nebojsha Nastov, i cili shtoi se gjendja e pacientëve të tjerë për momentin është stabile, por mund të ndryshojë nga çasti në çast.
 
“Dua t’ju jap një informacion të shkurt në lidhje me gjendjen shëndetësorë të pacientëve që ndodhen në spitalin ku unë veproj apo Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike në Shkup, për momentin janë të hospitalizuar 10 pacientë, ku te gjashtë prej tyre është bërë tashmë transpaltimi i lëkuarës për shkak se ata ishin me shkallën më të lartë të djegies së lëkurës, pra në shkallën e tretë. Te pacientët tjerë është fashimi i zakonshëm sipas planeve që i kemi për momentin edhe pse duhet të përsëris se situata është fluide, mund të ndryshohet nga ora në orë. Lëshimet e para planifikohen gjatë javës së ardhshme, por përsëri nuk dihet sepse siç e ceka gjendja është fluide dhe mund të ndryshoj në çdo moment.”, tha drejtori i Klinikës Për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, Nebojsha Nastov.
 
Për pacientët që trajtohen jashtë vendit, Nastov theksoi se do të qëndrojnë për trajtim në spitalet e huaja deri në një fazë të caktuar, pas së cilës do të jetë e nevojshme që të kthehen në vend.
 
“Ne dhamë premtim, ashtu siç bëmë deri tani, me aq sa dimë dhe mundemi të bëjmë, ashtu do të vazhdojmë me qëllim që të shërohen të lënduarit, që për momentin janë në shtet dhe jashtë shtetit. Kur tashmë i përmenda ata që janë jashtë shtetit duhet të dimë se deri në një fazë të caktuar do të shërohen jashtë vendit, por do të ketë periudhë kur ata do të kthehen në vendin tonë, ku do duhet të akomodohen nëpër spitalet tona dhe me kapacitetet tona, prandaj bëhen protokolle, koordinime mes Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Jashtme dhe Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme të Qeverisë, ku koordinimi do të jetë për kthimin e pacientëve, varësisht nga dinamika kur do të lëshohen nga spitalet e huaja.”, tha Nastov.
 
Zjarri në diskotekën Pulse mori jetën e 59 personave dhe afro 200 janë lënduar, 116 prej të cilëve u dërguan jashtë vendit për mjekim.
 
FARIJE DAUTI BAKIU