Maqedoni

Vazhdon sot gjykimi për Vanjën dhe Pançen

24.03.2025 09:09

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes....

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Në seancën e kaluar është marrë në pyetje Velibor Manev, njëri nga të akuzuarit. Ai tha se Lupço Palevski Pallço i ka koordinuar rrëmbimet dhe se ai mendonte se ai duhej ta kishte kryer vetëm rrëmbimin dhe u befasua kur Pallço qëlloi Vanjën dhe Pançen.
 
Manev është marrë në pyetje nga Ljupço Palevski dhe mbrojtja e tij, gjatë së cilës i janë bërë disa pyetje në lidhje me afatin për kryerjen e aktiviteteve dhe kanë theksuar disa deklarata të Manev, sipas të cilave ngjarjet nuk janë përshkruar në mënyrë identike. Arsyeja e Manev për këtë mospërputhje ishte se përgjigjet e tij vareshin nga gjendja në të cilën ai i bëri deklaratat në atë moment.
 
Më parë Manev shpjegoi në detaje rrëmbimet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se Palevski ishte koordinatori dhe autori i vrasjeve. Ai ka theksuar se pas vrasjes së Pançes ka vazhduar ta rrëmbejë Vanjën për shkak të frikës dhe kërcënimeve të Palevskit ndaj tij dhe familjes së tij.
 
Sipas njoftimit, pas marrjes në pyetje të Manevit, i cili është paraparë të përfundojë sot me pyetje nga Gjykata, do të dëshmojnë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçeski dhe në fund Palevski.