Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht në rrugë të lagështa

24.03.2025 09:30

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa, njofton LAMM.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
 
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, në afërsi të fshatit Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.