Maqedoni

PPD: Qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë

09.05.2015 17:02

Partia për Prosperitet Demokratik , me shqetësim dhe brengosje të madhe e ndjek situatën aktuale në Kumanovë ku për pasojë kishte të vrarë dhe të plagosur...

Partia për Prosperitet Demokratik u përcjellë ngushullimet e thella familjarëve të të vrarëve dhe shpreh keqardhje për të plagosurit.
 
Njëherit Partia për Prosperitet Demokratik i fton qytetarët të ruajnë gjakëftohtësinë dhe të mos bien nën ndikimin e dezinformatave të ndryshme  ndërsa  organet e pushtetit ftohen të veprojnë në suazat e ingerencave ligjore e kushtetutare si dhe të veprojnë me maturi të duhur ndaj  popullatës civile duke i mbrojtur  fëmijët, gratë, pleqtë dhe të gjithë popullatën civile si dhe ta mbrojnë pasurinë e tyre, thuhet në reagimin e PPD-së.